Art & Kulturë

Restaurimi i një pikture të Vermeer nxjerr në dritë një tjetër brenda saj

Restaurimi i një pikture të Johannes Vermeer nxori në pah një element të panjohur më parë. Piktura “Vajza që lexon një letër para dritares së hapur” (1657) i është nënshtruar ekzaminimit me rreze infra të kuqe, të cilat zbuluan se në pikturë kishte edhe një pikturë tjetër.

Në murin e dhomës është varur piktura e një Kupidi, një element që studiuesit e artit thonë se është vënë aty për treguar se vajza po lexon një letër dashurie.

Restaurimi nisi dy vjet më parë në Staatliche Kunstsammlungen Dresden në Gjermani dhe prej shtatorit do të jetë para publikut, në galerinë e pikturave të muzeut, Gemäldegalerie Alte Meister.

Piktura brenda pikturës paraqet engjëllin e dashurisë, nën këmbët e të cilit janë dy maska, simbol i mundshëm i mashtrimit. Kupidi shkel njërën prej tyre me këmbën e djathtë, një alegori besnikërie dhe dashurie të vërtetë. Drita e famshme eterike e Vermeer rrjedh përmes dritares së hapur, duke i dhënë skenës një shkëlqim të jashtëzakonshëm.

Piktura u ble për koleksionet e qytetit të Dresdenit në 1742 dhe që atëherë ka qenë pjesë e rëndësishme e galerisë së pikturave. Për vite, piktura i atribuuar gabimisht, së pari Rembrandt, pastaj Pieter de Hooch. Ajo u identifikua si vepër e Vermeer në vitin 1880, pasi kritiku francez i artit Teofil Thore-Bürger vizitoi galerinë.

Ekzistenca e Kupidit të fshehur u zbulua për herë të parë në 1979 gjatë një analize me rreze X të pikturës. Hulumtuesit dyshuan në atë kohë se vetë Vermeer kishte pikturuar mbi imazhin e Kupidit, duke lënë një mur të bardhë bosh pas gruas së re. Por një inspektim më i detajuar që iu bë pikturës në vitin 2017 zbuloi se boja shtesë ishte shtuar diku gjatë shekullit XVIII, shumë kohë pas vdekjes së Vermeer.

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *