KryesoreLajme

Kurti: Rezultati zgjedhor konfirmon Vetëvendosjen si partinë e parë me 53 deputetë

Përmes një video-mesazhi, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se ka përfunduar procesi i numërimit të të gjitha votave të zgjedhjeve të 7 qershorit dhe se rezultati ka rikonfirmuar subjektin e tij si forcën e parë politike në vend.

Kurti ka falënderuar qytetarët brenda Kosovës dhe në mërgatë për besimin e dhënë, duke theksuar edhe angazhimin e aktivistëve dhe vullnetarëve të Lëvizja Vetëvendosje! gjatë procesit zgjedhor.

Lexo më shumë  Kusari-Lila: Çmimet e derivateve po stabilizohen, vendimi për marzhën mbetet në fuqi deri muajin e ardhshëm

Sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje është rikonfirmuar si partia e parë me 53 deputetë, ndërsa tashmë pritet certifikimi zyrtar i rezultateve për të mundësuar formimin e institucioneve të reja.

YouTube player