Lajme

Dita 18: Rama jepe Dorëheqjen! – Mijëra qytetarë do të dalin sot në orën 19:00 para Kryeministrisë kundër Edi Ramës

Protesta e 18-të radhazi kundër qeverisë së Kryeministrit Edi Rama do të të zhvillohet mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e kreut të qeverisë. 

Ky është një mobilizim vazhdimi i reagimit qytetar ndaj situatës politike dhe qeverisjes së vendit.

Sipas njoftimit të ditës së djeshme, protestuesit do të mblidhen në orën 19:00 në Sheshin Skënderbe, për të vijuar më pas me një marshim drejt godinës së Kryeministrisë.

Lexo më shumë  Del dokumenti final! Parlamenti Europian zbardh rezolutën e plotë për Shqipërinë: Kritika të forta për zonat e mbrojtura, Ligjin e Investimeve Strategjike, korrupsionin, Vjosë-Nartën dhe Sazanin

Masa e qytetarëve do të përshkojë Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku do të zhvillohet edhe pjesa kryesore e protestës.

Kjo protestë shënon tubimin e 18-të radhazi të qytetarëve, të cilët prej javësh kërkojnë largimin e Edi Ramës, burgosjen e tij dhe të Sali Berishës.

Rruga Press

YouTube player