KryesoreLajme

Detaje te reja nga hetimet e SPAK për organizatën e Shpëtim Aliut, si pastroheshin paratë e kokainës përmes bizneseve! Çfarë zbuluan bisedat në Sky ECC

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me hetimet e SPAK për organizatën e Shpëtim Aliut.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se hetimi nisi pas një referimi të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, përcjellë më datë 8 maj 2020, sipas së cilës mësohet se disa persona të drejtuar nga Salvatore Aliu ku në përbërje të tij ishin lidhje familjarë dhe shtetas të huaj, të përfshirë në trafik ndërkombëtar të kokainës në linjën Ekuador-vende të BE, Mbretëria e Bashkuar, Shqipëri etj.

Salvatore Aliu ishte identifikuar si drejtues dhe si personi kyç në këtë grup kriminal në rolin e furnizuesit, organizatorit dhe financuesit të ngarkesave me kokainë, nga Ekuadori në vendet e BE por edhe në Shqipëri.

Lexo më shumë  Endrit Shala i PDK-së dënohet me dy vjet burgim për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Sipas informacionit, vëllai i Salvatore Aliut, shtetasi shqiptar Isa Aliu, vlerësohet si personi kyç që bënte të mundur pastrimin e paratë të kokainës, nëpërmjet bizneseve, siç është rrjeti i supermarketeve Road House në Elbasan. Salvatore Aliu dhe lidhjet e tij rezultoi se përdornin platformën e koduar të komunikimit Sky ECC.

Nga analizimi i të dhënave të Sky ECC kanë dalë të dhënat për këtë grup që vepronte në fushën e trafikit të kokainës.
Salavtore Aldiu alias Shpëtim Aliu njihet si Daja, Qero, Qerosi, Viktor, Albo Pelon, Oklid Elouejdi, Sokol Bibaj, Denis Matoshi alias Eldi Dizdari, Armando Pacani, Dritan Gjika, Florian Musai alias Naum Filo, Aleks alias Shkëlqim Pepaj, Jetmir Pepaj, Naldi Yzeiraj e persona të tjetër të paidentifikuar që trafikonin drogë nga Ekuadori drejt vendeve të BE-së. Ndërkohë, Florian Musai, është i vetmi i arrestuar që i është komunikuar arresti me burg.

Lexo më shumë  Brezi Z merr fjalën me Revolucionin e Flamingove Rozë

Rruga Press

YouTube player