KryesoreLajme

Zbulohet mesazhi i serbëve që sulmuan KFOR-in në Zveçan: Duhet ta mbajnë mend këtë ditë. Sulmojmë NATO-n

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj gjashtë personave për vepra penale që lidhen me ngjarjet e dhjetorit të vitit 2022 në veri të vendit, në të cilat për ditë të tëra ishin bllokuar rrugët e fshatrave dhe magjistralet për shkak të arrestimit të Dejan Pantiqit.

Bllokimi i rrugëve ishte bërë përmes vendosjes së mjeteve të rënda, si kamionë të mbushur me zhavorë, ekskavatorë, autoambulanca, autobusë dhe automjete të tjera, ndërsa në afërsi të barrikadave ishin hapur edhe pozicione të improvizuara luftarake (istikame).

Në lidhje me këtë rast të akuzuar janë Dushan Maksimoviq, Milosh Radosavljeviq, Nemanja Joloviq, Dushan Drobaq, Srdjan Vuçiniq dhe Nenad Orloviq.

Ata po akuzohen për veprat penale; Bashkim për veprimtari kundër Kushtetuese, Pengim i personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare.

Prokuroria Speciale gjatë zbulimit të provave kishte arritur të nxjerrë biseda telefonike që zhvillonin të akuzuarit e këtij rasti me persona të tjerë, rreth organizimit dhe funksionalizimit të barrikadave në veri të vendit.

Aktakuza e PSRK-së, e cila është ngritur më 10.06.2026, si prova ka zbërthyer mesazhe të koduara që i kanë zhvilluar të akuzuarit mes vete por edhe me persona të tjerë në lidhje me vendosjen e barrikadave në veri të vendit.

Prokuroria nga telefoni i njërit prej të akuzuarve ka arritur që të zbuloj një mal komunikimesh që zbërthente në detaje secilin veprim të akuzuarve, në organizimin për pengimin e Policisë së Kosovës në veri.

Kështu, i akuzuari, Milosh Radosavljeviq me Nofkën “Kurto” dhe i akuzuari Nemanja Jolloviq kanë zhvilluar komunikime përmes Signal dhe Viber me datë 13.12.2022 dhe ditët në vijim.

Edhe për ne është në orën 3 që të jemi atje, por drejtori thotë rreth orës 2:30, derisa të mblidhemi, do të bëhet ora 3”- përshkruhet një komunikimi i dërguar nga i akuzuari “Kurto”.

Sot të gjithë do të marrim municion, vetëm gjuhën në dhëmbë, mendoj për ne të katërt.”- vazhdon një mesazh nga i akuzuari “Kurto”.

Mesazhin telefonik sipas aktakuzës e dërgon i akuzuari tjetër, Dushan Maksimoviq, një herë i dënuar nga shkalla e parë me 30 vite burgim, për pjesëmarrje në sulmin terrorist të Banjskës.

“Uniforma ka mbërritur.– është një tjetër mesazh i zbërthyer nga Prokuroria.

Biseda të koduara për pajisje me fishek, armë e pistoleta janë zbërthyer nga prokuroria, e që janë inkuadruar në aktakuzë, ndaj gjashtë personave që akuzohen se kanë marrë pjesë direkt në bllokimin e rrugëve në vitin 2022 në Veri të vendit.

E sigurova si municion.”, “Nuk e ka dhënë Zoti me i gjete 50 fishekë dhe jo rroba.”- vazhdojnë bisedat e zhvilluara në një aplikacion telefonik ku prokuroria pretendon kanë bashkëbiseduar të akuzuarit.

Lexo më shumë  "Prostitucion intelektual...', pankartat kundër televizioneve të shitura në protestë

Bisedat e të akuzuarve sipas prokurorisë vazhdojnë edhe me datë 15.12.2022.

Nisja nga fontana në ora 02: 33

Nga një mesazh i bërë më datë 21.12.2022, i akuzuari i këtij rasti, Dushan Maksimoviq shkruan “Na mbyti kjo puna me orë.”, kurse merr përgjigje nga i akuzuari tjetër me nofkën “Kurto”: Çka të bësh vëlla, puna me orë është e çuditshme.”

Tjetër mesazh telefonik që prezantohet në aktakuzë me datën 24.12.2022 me përmbajtjen si vijonDo të mundnim deri ne Suhodoll pasdite të provojmë armët me nga 2-3 fishek.”- shkruan i akuzuari “Kurto”.

I akuzuari Kurto sipas aktakuzës dërgon një tekst me përmbajtjeSot natën po digjet gjithçka në Lesak, Leposaviq.”

Në një tjetër mesazh të prezantuar në aktakuzë, me datë 10.12.2022 në ora 19:14 një person me emrin, Milosavljeviq Tanja thotë se pas Presidentit Vuciq, dëshiron të thotë disa fjalë (bëhet fjalë për grupe në aplikacione telefonike).

Pas Presidentit tonë Vuçiq, të them edhe unë disa fjalë.”

Në këto komunike, të akuzuarit kërkon të dinin edhe kush janë personat që nuk janë paraqitur.

Disa as nuk kanë ardhur.. Kurse i akuzuari “Kurto” shkruan: “Jepni emrat e atyre që nuk kanë ardhur.”.

Kurse një person me emrin Tanja Strina shkruan: “Lista është e gjatë”.

PSRK në aktakuzë ka vendosur edhe disa mesazhe të tjera që i ka dërguar i akuzuari me nofkën “Kurto”, ku tregon se në cfarë ore nisën furgonës dhe në sa kthehen.

Furgoni niset në 11:30 dhe kthehet në 12:00. si dhe Furgoni niset në 16:30 dhe kthehet në 17:00.”Derisa të zgjasin barrikadat.”.

Tutje në aktakuzën e Prokurorisë Speciale, është siguruar një komunikim mes të akuzuarit, Dushan Drobaq me datë 19.12.2022 që ia ka uruar ditëlindjen personit me emrin Nikolla Vuçkoviq.

Vuçkoviq ia kthen mesazhin me përmbajtjen: “Faleminderit Dule, mbreti i barrikadave”.

Me datë 31.07.2022 në aktakuzë përsëri shfaqet një komunikim ku i pandehuri Dushan Drobac ja shkruan një tjetër mesazh Nikolla Vuçkoviqit me përmbajtje “Mirë Nikolla keni kujdes”.

Ndërsa me datë 06.07.2022 një mesazh i zbërthyer nga PSRK në aktakuzën e datës 10.06.2022, Bransilav Seselnoviq shkruan në Ëhatssap se prapë diçka po ndodhë, ndërsa merr mesazh nga Nikolla Vuçokoviq.

Lexo më shumë  Si po e ndryshon protesta ekonominë e mbrëmjes në Tiranë, të rinjtë heqin dorë edhe nga koncertet

Prapë diçka po zihettë gjithë në ora 3 në pozicione, në pikën te shkolla teknike sonte mblidhen njerëzit dhe duan të na çojnë në luftë” si dhe Katastrofaruaju kumarunë jam i liruarpo ma nin fortë”.

Me 5 shkurt të vitit 2023, sipas përmbajtjes së aktakuzës, një person me emrin Miso Nikoliq ka shkruar një mesazh se si mund ta shkyçin bombën dhe ta gjuaj tek të gjelbërit dhe merr një mesazh nga një person me emrin Ilija Trajoviq, me përmbajtjen që dje e ke hedhur në mbrëmje.

Mund të ma shkyçin bombën dhe ta gjuaj, dhe atë të gjelbër”/ E ke hedhur mbrëmëa do ta bëesh edhe sot?.

Me datë 20 dhjetor 2022 një person Aleksandar Simiq e dërgon një mesazh me përmbajtje “Gjendje Lufte” kurse Sllavisha Llaketiq shkruan“Jam nisur për në Sllatinë te Lumi LLukovcit, Rosu me katër automjete të blinduara, kamion dhe bager po vendosni mbrojtëse nga betoni”

“Pra, sipas përmbajtjes së këtyre SMS-ve, me datë 28.05.2023, një ditë para se të ndodh sulmi ndaj KFOR-it në Zveçan, i pandehuri (Nenad Orloviç) e pyet shefin e tij Srdjan Vuçiniç, se a ka ndonjë aksion, ndërsa ky ja kthen: “Duhet të punosh, të mbledhësh mbeturina“.

Me datë 29.05.2023, pastaj ka ndodhur sulmi ne Zveçan ku i pandehuri ka qenë prezent që nga mëngjesi e deri kur masa e dhunshme kanë sulmuar trupat e KFOR-it.

Me datë 30.05.2023, personi Serdjan Vuçiniç i shkruan: “Nesër në mëngjes në ora 7h në takim për pastrim”, ndërsa mesazhi që merr mbrapa është: “Në rregull”.

“Nganjëherë bisedat i bëjnë me kode, por kuptohet edhe nga bisedat tjera me personat tjerë, se i pandehuri në atë kohë ka qenë vazhdimisht i angazhuar të kryej detyra konkrete sipas urdhrave që ka pranuar nga përgjegjësit e tij dhe është fshehur pas bisedave kinse për të kryer shërbime të pastrimit e në fakt ka ndodhur e kundërta”- thotë tutje aktakuza e Prokurorisë.

Prokuroria tutje ka elaboruar se si në një mesazh telefonik që i pandehuri, Nenad Orloviç me datë 29.05.2023 krenohet teksa sulmon trupat e KFOR me përmbajte:

Duhet ta mbajnë mend këtë ditë. Sulmojmë NATO-n hahahahah”.

Rruga Press

YouTube player