Haxhiu e Gërvalla më të votuara se Osmani/ Kush janë 10 më të votuarit deri tani nga zgjedhjet e 7 qershorit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) po vazhdon numërimin e votave që kanë dalë nga procesori zgjedhor i 7 qershorit, në kuadër të zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës.
Deri më tani, disa kandidatë nga partitë kryesore kanë grumbulluar numrin më të madh të votave, duke treguar mbështetjen e tyre në nivel kombëtar.
Vlen të theksohet se akoma nuk ka nisur numërimi i votave të mërgatës, që me gjasë do dërgojnë Bedri Hamzën nga vendi i 3, në vendit e 6.
Sipas të dhënave të publikuara, 10 kandidatët më të votuar janë:
Albin Kurti nga LVV me 202,448 vota,
Glauk Konjufca nga LVV me 159,156 vota
Bedri Hamza nga PDK me 100,885 vota
Albulena Haxhiu nga LVV me 92,727 vota
Hekuran Murati me 80,160 vota
Donika Gwrvalla – Schwarz nga LVV me 75,476 vota
Vjosa Osmani nga LDK – Sadriu 67,208 vota
Përparim Gruda nga PDK me 62,064 vota
Xhelal Sveçla nga LVV me 61,136 vota
Lumir Abdixhiku nga LDK me 61,058 vota
Ndryshe, numërimi i votave vazhdon, dhe rezultatet përfundimtare do të japin një pasqyrë më të qartë të përbërjes së Kuvendit të ri të Kosovës.
Rruga Press

