Lajme

Sot nis verifikimi i​ votave me postë të mërgatës së Kosovës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se sot, më 9 qershor, do të fillojë procesi i vlerësimit të pakove me fletëvotime nga votimi me postë jashtë Kosovës.

Sipas njoftimit, aktiviteti do të nisë në orën 17:00 në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR).

“Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) do të fillojë procesi i vlerësimit të pakove me fletëvotime nga votimi me postë jashtë Kosovës, të cilat deri më tani janë tërhequr dhe sjellur në Kosovë”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.

Lexo më shumë  Protesta nuk ndalet, do të ketë valë të dytë e të tretë. Ramën s’e duan as socialistët. S’bën dot luftë frontale me të gjithë popullin! Motoja e vetme, dorëheqja!

Komisioni ka bërë të ditur se gjatë këtij aktiviteti mediat do të informohen edhe për ecurinë e proceseve që po zhvillohen në Qendrat Komunale të Numërimit.

“Gjithashtu, mediat do të informohen për ecurinë e zhvillimit të aktiviteteve në Qendrat Komunale të Numërimit”, njofton KQZ.

KQZ ka ftuar mediat që të përcjellin nga afër këtë aktivitet. 

Rruga Press

Lexo më shumë  “Dorëheqje!” - Protesta e 75-të antiqeveritare/ Qytetarët sfidojnë Ramën dhe temperaturat përvëluese
YouTube player