Bota

Prokuroria në Pejë kërkon paraburgim ndaj dy serbëve që ushtronin presion për të votuar Listën Serbe

Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy personave të arrestuar gjatë ditës së djeshme në procesin zgjedhor, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Marrja ose dhënia e ryshfetit lidhur me votimin”.

Sipas dyshimeve fillestare, të ndaluarit kanë kryer veprën penale të lartcekur në fshatin Gorozhdevc të komunës së Pejës, pas së cilës janë arrestuar nga Policia e Kosovës.

Lexo më shumë  Ukraina dhe aleatët evropianë paraqesin pesë kushte për paqe të qëndrueshme me Rusinë

“Prokuroria Themelore në Pejë, në koordinim me organet kompetente të zbatimit të ligjit, do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të ndriçimit të plotë të kësaj çështjeje penale dhe sigurimit të provave relevante. Prokuroria mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e integritetit të procesit zgjedhor, ruajtjen e votës së lirë të çdo qytetari dhe zbatimin e ligjit ndaj çdo personi që cenon proceset demokratike në juridiksionin territorial që mbulon ky institucion”, thuhet në njoftim. 

Lexo më shumë  Aeroplanët e NATO-s rrëzuan një dron që hyri në hapësirën ajrore letoneze nga Rusia

Rruga Press

YouTube player