Bashkërisht, partive po u mungojnë nja 180,000 vota, afërsisht sa besohet se më 28 dhjetor patën ardhë mërgimtarë për të votu fizikisht në Kosovë
Shkruan Besnik Krasniqi
Vetëvendosja, e as PDK-ja, nuk humbën votë të rezidentëve! Qe pse:
A kemi thënë që në dhjetor kanë qenë për të votu fizikisht në Kosovë diku 150,000-200,000 mërgimtarë?
Nëse po, atëherë ka shpjegim edhe rezultati i mbrëmshëm.
Në këto zgjedhje nuk erdhën 150,000-200,000 mërgimtarët. Erdhën diku 30,000-40,000.
Prandaj, Vetëvendosja nuk ka humbë votë të qytetarëve rezidentë në Kosovë. Ka marrë 300,000 vota, dhe po i mungojnë nja 130,000 votat e diasporës.
PDK-ja i kishte 180,000, e tash po i mungojnë nja 30,000 të diasporës.
LDK-ja ka dalë pak mijëra vota plus mbrëmë, por mungesën e votës së diasporës e ka kompensu Vjosa.
Pra, bashkërisht, partive po u mungojnë nja 180,000 vota, afërsisht sa besohet se më 28 dhjetor patën ardhë mërgimtarë për të votu fizikisht në Kosovë.
Kësaj i jep shpjegim edhe pjesëmarrja në zgjedhje. Në dhjetor, me diasporën votuan rreth 900,000 qytetarë, pra saktësisht 180,000 më pak se dje.
Rruga Press

