Bota

Trumpi i drejtohet Izraelit dhe Iranit: Ndaloni menjëherë sulmet

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, u ka bërë thirrje Izraelit dhe Iranit që të ndalojnë sulmet ndaj njëri-tjetrit.

“Izraeli dhe Irani duhet të ndalojnë menjëherë sulmet, tha ai në një postim të shkurtër në platformën e tij Truth Social.

Ndërkohë, në një telefonatë të dielën, Trumpi i tha kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu të përmbahej në lidhej me nisjen e një sulmi hakmarrës ndaj Iranit, sipas një zyrtari amerikan.

Lexo më shumë  Aeroplanët e NATO-s rrëzuan një dron që hyri në hapësirën ajrore letoneze nga Rusia

Më parë, Izraeli njoftoi se kishte goditur një strukturë petrokimike në Iranin jugperëndimor, si dhe objektiva të tjera ushtarake, pavarësisht raportimeve se Trumpi i kishte kërkuar kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu të shmangte sulme të mëtejshme.

Zhvillimet intensifikojnë shqetësimet në lidhje me një përshkallëzim të ri të konfliktit dhe ndikimin e tij në stabilitetin rajonal dhe tregjet ndërkombëtare të energjisë.

Lexo më shumë  Ukraina dhe aleatët evropianë paraqesin pesë kushte për paqe të qëndrueshme me Rusinë

Rruga Press

YouTube player