KryesoreLajme

Mustafa Nano që kontribuoi në fitoren e Ramës me “gjithë qelbësirat bashkë” sot kërkon largimin e tij

Shqiptarët nuk janë më të gatshëm të pranojnë faktin që Rama duhet të sundojë vendin me një grup oligarkësh, që janë të vetmit që kanë akses në zyrën e kreut të qeverisë

Analisti dhe ish ambasadori, Mustafa Nano, i cili në 2014 u bë i famshëm me shprehjen “të gnithë qelbësirat bashkë” për të sjellë rilindjen në pushtet sot pas protestave rinore i ka këshilluar kryeministrit Edi Rama largimin. Në një analizë të shkurtër në MCN, Nano parashikon një largim normal: të japë dorëheqjen, të zhvillojë zgjedhje të reja brenda PS dhe të zgjidhet një lider i ri.

Lexo më shumë  Protesta që lëvizi gardhet dhe hapi debatin. Një javë protestë, shumë më tepër se sa duket

Sipas Nanos, shqiptarët nuk janë më të gatshëm të pranojnë faktin që Rama duhet të sundojë vendin me një grup oligarkësh, që janë të vetmit që kanë akses në zyrën e kreut të qeverisë.

Ai thotë se ky fakt i ka çuar shqiptarët në një zëmërim, që ka kulmuar me këto protesta masive në rrugët dhe sheshet e Tiranës.

“Këshilla ime është vetëm një, të mendojë largimin. Jo largimin me idenë që pas meje të bëhet qameti, por një ikje normale, të përcjellë stafetën, të organizojë zgjedhje brenda PS, të zgjidhet një lider i ri dhe ky pastaj njatjeta. Madje po të dojë të na hedhë fytyrës edhe ndonjë lloj le të themi justifikimi, të tipit që “ju nuk ishit në gjendje të më kuptonit mua. Unë me mendjen time jam me qindra vite para, ju jeni këtu në vitin 2030”.

Lexo më shumë  Pjesmarje e lartë në përfaqësitë diplomatike, gati gjysma e të regjistruarve votuan deri në orën 13:00
YouTube player