KryesoreLajme

Kurti viziton “Bogaj Decor”, premton 1 miliard euro për prodhim dhe mbështetje të bizneseve

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vizituar kompaninë Bogaj Decor, e specializuar në prodhimin e kuzhinave dhe produkteve dekorative, duke vlerësuar kontributin e saj në prodhim dhe eksport.

Sipas Kurtit, kompania ka 14 punëtorë me pagë mesatare prej 1,100 eurosh në muaj, ndërsa pjesa më e madhe e produkteve të saj eksportohet në tregjet evropiane, përfshirë Gjermaninë, Zvicrën, Austrinë dhe Belgjikën.

Lexo më shumë  Le Monde: Stararkitektët e vënë në shënjestër nga «revolucioni i flamingove» fshehin kokën si struci

Ai theksoi se bizneset që prodhojnë dhe eksportojnë do të vazhdojnë ta kenë mbështetjen e shtetit, duke i konsideruar ato si shtyllë të rëndësishme për zhvillimin ekonomik të vendit.

Kurti paralajmëroi se në mandatin e ardhshëm synohet investimi i 1 miliard eurove për prodhimin dhe mbështetjen e bizneseve, me qëllim ndërtimin e një ekonomie më të qëndrueshme dhe krijimin e vendeve të punës me paga më të larta.

Lexo më shumë  Skandal/ Ministri i Mbrojtjes e pranon ngjarjen, dy efektivë të Policisë Ushtarake të përfshirë në përplasjen e Radhimës

Rruga Press

YouTube player