Bota

Komiteti i Senatit Amerikan miraton kandidaturën e Eric Wendt për ambasador të ShBA-së në Shqipëri

Eric Wendt ka marrë merr mbështetjen e Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë  si ambasador i ardhshëm i ShBA-së në Shqipëri.

Sipas një komunikimi të zyrës së shtypit të komitetit, kandidatura e Wendt mori mbështetje nga senatorë të të dyja partive kryesore, me votim 19 pro dhe 3 kundër.

Tashmë ai pritet të kalojë për votim në seancën plenare të Senatit.

Lexo më shumë  Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutën për kufizimin e veprimeve ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Në dëgjesën publike të 20 majit, Wendt paraqiti vizionin e tij për marrëdhëniet ShBA-Shqipëri.

Ai iu përgjigj pyetjeve të senatorëve mbi korrupsionin, SPAK-un, investimet amerikane dhe bashkëpunimin në fushën e sigurisë. 

Gjatë paraqitjes para senatorëve, Wendt renditi si prioritete kryesore luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, forcimin e partneritetit ushtarak mes ShBA-së dhe Shqipërisë, sigurinë kibernetike dhe krijimin e një klime më të favorshme për investimet amerikane.

Lexo më shumë  Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutën për kufizimin e veprimeve ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Rruga Press

YouTube player