Lajme

Qumështorja Drena, Ruko Juice dhe Panoni Ice Tea u bënë pjesë e aktiviteteve të Olympic Day

Në kuadër të Olympic Day, Qumështorja Drena, Ruko Juice dhe Panoni Ice Tea u bënë pjesë e një dite të veçantë, të mbushur me energji pozitive, aktivitete sportive dhe gara argëtuese të dedikuara për fëmijë.

Kjo ngjarje solli një atmosferë të gjallë dhe plot entuziazëm, ku fëmijët patën mundësinë të marrin pjesë në lojëra të ndryshme, sfida sportive dhe aktivitete që promovuan lëvizjen, bashkëpunimin dhe shpirtin garues në mënyrën më të shëndetshme dhe argëtuese të mundshme.

Lexo më shumë  Brenda ishullit të Sazanit: Ish-baza ushtarake shqiptare e blerë nga Ivanka Trump dhe Jared Kushner me 3,500 bunkerë dhe tunele

Çdo moment i ditës u shoqërua me buzëqeshje, energji dhe emocione të bukura që e bënë këtë aktivitet të paharrueshëm për të gjithë pjesëmarrësit.

Përmes këtij bashkëpunimi, tri brendet riafirmuan përkushtimin e tyre ndaj promovimit të një jetese aktive dhe të shëndetshme, duke theksuar rëndësinë e sportit në zhvillimin e fëmijëve dhe në krijimin e zakoneve pozitive që nga mosha e hershme.

Aktiviteti nuk ishte vetëm një ditë argëtimi, por edhe një mesazh i qartë për rëndësinë e komunitetit, familjes dhe kujdesit ndaj gjeneratave të reja.

Lexo më shumë  Rama pyetet për Zvërnecin në Samitin BE-Ballkani Perëndimor - Nga fashizmi, Greqia, Serbia dhe Rusia, tani e ka radhën Irani: Pas protestave elementë iranianë, s’ka projekt të miratuar

Qumështorja Drena, Ruko Juice dhe Panoni Ice Tea vazhdojnë të jenë pranë komunitetit, duke mbështetur vazhdimisht iniciativa që bashkojnë familjet, fëmijët dhe sportin, dhe që kontribuojnë në krijimin e një shoqërie më aktive, më të shëndetshme dhe më të lidhur me njëra-tjetrën.

Rruga Press

YouTube player