Lajme

Sami Ukshini kritika të ashpra Ali Ahmetit: “Marrëveshjen e Ohrit e ke shkelur që në vitin 2002, thuaju shqiptarëve të vërtetën”

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK) dhe pjesëtar i “Grupit të Kumanovës”, Sami Ukshini (i njohur si Komandant Sokoli), ka drejtuar akuza të rënda ndaj kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, duke e akuzuar atë për dështim në jetësimin e plotë dhe të sinqertë të Marrëveshjes Paqësore të Ohrit.

Përmes një reagimi nga burgu në Maqedoninë e Veriut – ku po vuan dënimin pas përleshjes së armatosur të majit të vitit 2015 në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë – Ukshini është shprehur se Ahmeti ka fshehur të vërtetën para shqiptarëve dhe se shkeljet e marrëveshjes kanë filluar që në hapat e tij të parë politikë në vitin 2002.

Lexo më shumë  Shqipëria dhe Izraeli nënshkruajnë memorandum të ri bashkëpunimi në bujqësi

“E more Ali Ahmeti me gënjeshtra nuk shkohet askund,më mirë është dashur t’iu tregosh shqiptarëve te vertetën tënde, se ti marrëveshjen e Ohrit e ke shkelur që në fillimin tënd politik në vitin 2002,si fillim pasaportën, preambulën në kushtetutë, simbolet shtetërore, statusin e luftarëve te UÇK-së, gjuhën 20% në kuadër të Republikës, gjuhën e 20% në përdorim lokal, bugjetin proporcional për kokë të banorit, punsimin proporcional në te gjitha institucionet shtetërore, regjistrimin e popullsisë që të evitohen informaliteti, një zonë zgjedhore, e tjera e tjera…!”, shkroi Sami Ukshini në reagimin e tij përmes rrjeteve sociale.

Lexo më shumë  New York Times i bën jehonë protestës për Zvërnecin: Tejkaloi çështjet mjedisore! U kthye në simbol të pakënaqësive politike ndaj qeverisë

Rruga Press

YouTube player