KryesoreLajme

“Lere propagandën enveriste”/ Rama ndau pamjet nga Zvërneci, qytetarët e “kryqëzojnë” në komente: Po ti ça bëre ti gjithë këto vite në pushtet?

Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që i është dërguar nga një qytetar i Vlorës, ku shihet se zona është e mbuluar me mbeturina.

Kryeministri Rama shkruan se me investimin 4 miliardësh, kjo zonë do të kthehet në një perle turizmi.

Ndërkohë në vetëm një orë, rreth 1000 komentues e kanë kritikuar Ramën , duke i thënë se zona ka mbetur në atë gjendje ndërkohë që është detyrë e mazhorancës dhe pushtetit lokal që të kryejë pastrimin e saj.

Lexo më shumë  Haxhiu vlerëson mbështetjen e Gjermanisë për proceset evropiane të Kosovës

“Propaganda që bën njësoj nuk e lehtëson keq menaxhimin e vendit, dëgjoje popullin je punëtor i tij”, “Kryetar dërgo një makinë t’i mbledhë ato mbeturina dhe lëre propagandën enveriste”, “Po ca bëre ti gjithë këto vite në pushtet??? Me këtë video tregon që s’ke bërë asgjë veçse ke vjedhur bashkë me shokët e tu”, “Ajo është fytyra e qeverisjes suaj, shteti ka ligje ka polici rendi ka polici bashkiake, inspektor mjedisi etj, inspektoriate qe gelltisin miliona dhe ja rezultati po e tregon vetë moseficencen e inspektoriateve te territorit”, “Kush peshtyn lart, i bie mbi koke”, ishin disa nga komentet.

Lexo më shumë  Protesta në Shqipëri "thyen" faqen e prestigjozes The Guardian, bëhet artikulli kryesor dhe më i lexuari
YouTube player