Lajme

Kurti premton përkrahje të prodhimit dhe shtim të 10 profileve në arsimin dual

Kryeministri i Kosovës dhe kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për edhe një tjetër mandat të kryeministrit, Albin Kurti ka premtuar përkrahje për prodhuesit që duan të investojnë si dhe shtim të 10 profileve në arsimin dual. 

Në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 7 qershorit, Kurti para mbështetësve në Kodrën e Trimave në Prishtinë, u premtoi edhe investime. 

Lexo më shumë  (VIDEO) Investimi i Kushner nën lupën e Wall Street Journal/ Ç'po ndodh sot në Zvërnec

Gjatë shpalosjes së programit përmendi vendimin e fundit për zbatimin e ligjit për sigurimet e detyrueshme të kujdesit shëndetësor, duke thënë se i hap rrugë sistemit informativ shëndetësor.

Ka premtuar edhe gazifikim të linjitit që sipas tij, do të shërbejë për prodhim të energjisë.

E ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, gjatë një vizite një ditë më parë në Vushtrri, ku takoi gratë dhe vajzat e këtij qyteti, u shpreh se Vetëvendosje është e vetmja forcë politike që i kthen zotimet në realitet.

Lexo më shumë  VATRA nga diaspora shqiptare në SHBA uron Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen presidente të Kosovës

Rruga Press

YouTube player