KryesoreLajme

Rashiqi zbulon dyfytyrësinë e ambasadave: I njoftova për presionin e Beogradit ndaj serbëve që nuk e përkrahin Listën serbe, por nuk mora përgjigje

Ministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka deklaruar se e ka informuar korin diplomatik në Kosovë për presionin që, sipas tij, po ushtrohet ndaj serbëve që nuk e mbështesin Listën Serbe.

Në “Përballje Podcast” në Telegrafi.com, Rashiq tha se pas rasteve të largimeve nga puna dhe presioneve ndaj qytetarëve serbë edhe nga partia e tij, ka dërguar informacione te përfaqësitë diplomatike në Kosovë.

Ai tha se i ka njoftuar ambasadat për atë që po ndodh në terren, duke përfshirë, siç u shpreh, represionin ndaj qytetarëve, largimet nga puna dhe presionin politik gjatë fushatës zgjedhore.

“Krejt këto i informova te kori diplomatik. I shkrova dy faqe, që t’i informoj sa më saktë se çfarë po ndodh”, tha Rashiq shkruan Telegrafi.

Lexo më shumë  Si “Spin Doctor-ët” e Tiranës po e mbysin të vërtetën e Zvërnecit dhe Rrjollit

Sipas tij, në komunikimin drejtuar diplomatëve ka kërkuar që të dënohet çdo formë e diskriminimit dhe presionit ndaj qytetarëve serbë.

“Ju kisha lutur që ta keni në mend se kjo është e papranueshme në botën moderne. Besoj që edhe ju, sikur ne, besoni në vlerat demokratike evropiane për votime të lira”, deklaroi ai.

Rashiq tha se, pavarësisht alarmimit, reagimi nga ambasadat ka munguar.

“Asnjë ambasadë nuk ma ka kthyer përgjigjen, përveç njërës, ambasadës së Malit të Zi, që ma kanë kthy konfirmimin e emailit. Asnjë nuk ka reaguar”, tha ai.

Lexo më shumë  Komisioni Europian paralajmëron Shqipërinë për projektet në zonën e mbrojtur Pishë Poro–Nartë

Ai shtoi se pas vazhdimit të presionit ka dërguar edhe një letër tjetër më të shkurtër, ku ka kërkuar ndaljen dhe dënimin e kësaj forme të diskriminimit.

“U luta që të ndalet kjo formë e diskriminimit, sepse me të vërtetë është tepër. Nuk kam pasur asnjë përgjigje”, tha Rashiq.

Sipas tij, mungesa e reagimit nga përfaqësitë diplomatike është zhgënjyese.

“Për mua është jo vetëm shqetësuese, por edhe zhgënjyese. Besoj në vlerat evropiane, njerëzore dhe demokratike, por të mos ketë asnjë përgjigje në këtë email është dëshpëruese”, deklaroi Rashiq.

YouTube player
YouTube player