KryesoreLajme

McKinney takon Jasharin, diskutojnë për bashkëpunimin në fushën e sigurisë

Gjenerali Chris McKinney, zëvendësdrejtor i Komandës Evropiane të SHBA-së (USEUCOM) për Strategji, Plane dhe Politika, ka zhvilluar këtë muaj vizitën e tij të fundit në Ballkanin Perëndimor.

Gjatë qëndrimit në Kosovë, ai u takua me komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, të cilin e falënderoi për bashkëpunimin dhe koordinimin shumëvjeçar në funksion të forcimit të sigurisë në Evropën Juglindore.

Lexo më shumë  Policia arreston kandidatin e PDK-së, Qëndrim Kryeziu pas kundërshtimit të rrënimit të pompës së derivateve, e ndërtuar në tokë të Ministrisë së Bujqësisë: "Është e dajës tem"

McKinney theksoi se progresi i arritur së bashku pasqyron angazhimin e përbashkët për një rajon më të sigurt, më të qëndrueshëm dhe më të begatë.

“Përparimi që kemi arritur së bashku pasqyron forcën e angazhimit tonë të përbashkët për një Evropë Juglindore të sigurt, të qëndrueshme dhe të begatë”, ka deklaruar ai.

Në takim u ritheksua mbështetja e vazhdueshme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për modernizimin e mbrojtjes së Kosovës dhe avancimin e bashkëpunimit rajonal në fushën e sigurisë.

Lexo më shumë  Monografia e Prof. Dr. Enver Bytyçi botohet në Cambridge – Londër
YouTube player