BotaKryesore

Rusia goditi me dron Rumaninë, reagon Kreu i NATO-s: Jemi gati të mbrojmë çdo centimetër

Një dron rus ka goditur një bllok apartamentesh në qytetin Galați në Rumani, duke shkaktuar zjarr në katin e 10-të të ndërtesës dhe duke plagosur dy persona.

Ngjarja ndodhi pranë kufirit lindor të Rumanisë me Ukrainën dhe Moldavinë, një zonë që shpesh është prekur nga sulme ajrore gjatë luftës në Ukrainë.

Presidenti i Rumanisë, Nicușor Dan, e cilësoi incidentin si “më seriozin që ka prekur territorin rumun që nga fillimi i luftës së agresionit rus kundër Ukrainës”, duke thirrur menjëherë Këshillin Suprem të Mbrojtjes Kombëtare.

Lexo më shumë  Drejtori i Institutit “Octopus”: Serbia po ndërhyn në zgjedhje përmes propagandës, rrjeteve kriminale dhe Listës Serbe

Ndërkohë NATO e dënoi incidentin si një akt të “pakujdesshëm”, ndërsa theksoi nevojën për forcim të mbrojtjes ajrore në rajon.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, e ka dënuar “sjelljen e pamatur të Rusisë” si një rrezik për të gjithë anëtarëte aleancës.

Rutte thotë se e ka siguruar Presidentin rumun Nicuşor Dan se NATO “është gati të mbrojë çdo centimetër të territorit aleat”.

Ai shton në një postim në X se “Rusia vazhdon të sulmojë civilët dhe infrastrukturën civile në të gjithë Ukrainën dhe mbrëmë tregoi edhe një herë se implikimet e luftës së tyre të paligjshme të agresionit nuk ndalen në kufi”.

Lexo më shumë  Zelensky i kërkon ShBA-së interceptorë të mbrojtjes ajrore: Raketat balistike ruse janë avantazhi i fundit madhor i Putinit në fushëbetejë

Rutte thotë se NATO do të vazhdojë të forcojë mbrojtjen e saj dhe do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën kundër agresionit të Rusisë.

Rruga Press

YouTube player