Bota

Kina: Nuk ka provime për nxënësit e klasave të para e të dyta, dëmtojnë shëndetin mendor e fizik të fëmijës

Kina ka njoftuar ndalimin e provimeve me shkrim për gjashtë dhe shtatë-vjeçarët.

Kjo masë është ndërmarrë për të lehtësuar presionin e ushtruar nga prindërit në drejtim të vogëlushëve.

Ministria e arsimit, është e mendimit se provimet në moshë të vogël dëmtojnë shëndetin fizik e mendor të nxënësve.

“Provimet janë një pjesë e domosdoshme e edukimit shkollor, por disa shkolla kanë problem për shkak të provimeve të tepërta dhe numrit të madh të nxënësve.

Klasat e para dhe të dyta të shkollës fillore nuk kanë pse të bëjnë provime. Ndërsa për klasat e tjera, shkollat të bëjnë provime vetëm në fundet e semestrit”, shkruan BBC.

Këto masa priten të futen në fuqi menjëherë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *