PPNEA thirrje për protestë në Tiranë para Ministrisë së Mjedisit: “Ndaloni masakrën në Vjosë–Nartë”
Organizata PPNEA ka bërë thirrje për protestë më 26 maj në Tiranë, kundër masakërës në zemër të Peizazhit të Mbrojtur Pishë Poro–Nartë.
Shkatërrimi në zonën e mbrojtur po vazhdon, ndërsa institucionet përgjegjëse po heshtin dhe po shmangin përgjegjësinë.
Protesta do të mbahet më 26 maj 2026, në ora 14:00, para Ministrisë së Mjedisit në Tiranë, me kërkesën që të ndalen menjëherë ndërhyrjet dhe shkatërrimi në zonën Vjosë–Nartë.
PPNEA thekson se nuk mund të lejohet që një nga zonat më të rëndësishme natyrore të Shqipërisë të shkatërrohet, duke u bërë thirrje qytetarëve të mos heshtin përballë dëmtimit të mjedisit.
Rruga Press

