Art & Kulturë

Filmi i Blerta Bashollit “Dua” fiton çmimin prestigjoz “SACD” në Festivalin e Filmit në Cannes

Filmi Dua ka fituar çmimin “SACD” në Festivalin e Filmit në Cannes, në kuadër të seksionit paralel “Semaine de la Critique” (“Java e Kritikës”), ku pati premierën e tij botërore.

Çmimi jepet nga Shoqata e Autorëve dhe Kompozitorëve Dramaturgjikë (SACD) dhe vlerëson autorët dhe skenarët me stil origjinal dhe të fuqishëm artistik.

Filmi trajton realitetin në Kosovën e viteve ’90, një periudhë që ka lënë gjurmë tek shumë familje shqiptare. Regjinë dhe skenarin e filmit e ka realizuar Blerta Basholli, në bashkëpunim me Nicole Borgeat.

Në kastën e aktorëve bëjnë pjesë Arben Bajraktaraj, Pinea Matoshi, Yllka Gashi, Kushtrim Hoxha, Fiona Abdullahu dhe Mila Savić.

“Dua” ka marrë vëmendje të madhe nga publiku dhe kritika shumë të mira në festival, duke shënuar një tjetër sukses për kinematografinë e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Rruga Press

YouTube player