Bota

Në hetim dy austriakë të dyshuar për pjesëmarrje në “turizmin e snajperistëve” në Sarajevë

Austria po heton dy persona të dyshuar se kishin paguar shuma të larta parash për të qëlluar njerëz gjatë rrethimit të Sarajevës në  vitet 1990, raportoi “The Times”. 

Dy të dyshuarit besohet se kishin marrë pjesë në atë që është quajtur “Turizëm i snajperëve” në Sarajevë, që mblodhi evropianë të pasur të cilën dhanë para për të shtënë mbi burra, gra dhe fëmijë nga pozicionet e snajperistëve serbë mbi qytet.

“Një hetim është hapur më 25 prill kundër dy shtetasve austriakë dhe një individi tjetër ende të paidentifikuar lidhur me pjesëmarrjen në të ashtuquajturat ‘ture snajperësh’ në Sarajevë gjatë luftës në Bosnjë”, u tha nga Ministria e Drejtësisë në Austri të martën.

Pretendohet se të organizuar nga serbët dhe kroatët, “gjahtarët” morën pjesë në këto “ture” mes viteve 1992-1995 derisa serbët kishin rrethuar qytetin nga i cili afër 14,000 njerëz kishin vdekur.

Lexo më shumë  Von der Leyen: Të përshpejtojmë elektrifikimin e BE-së për të pasur pavarësi ndaj krizave globale

Snajperistët thuhet se ishin strehuar nga milicia serbe në një varrezë hebraike me pamje nga Sarajeva. Ata dyshohen se kanë paguar para shtesë për të vrarë gra shtatzëna dhe fëmijë, dhe kanë festuar deri natën vonë pas të shtënave me armë.

Hetimi austriak ndjek atë të nisur nga Italia, e cila ka intervistuar dy persona, përfshirë një 80-vjeçar të dyshuar për pjesëmarrje.

Një libër i publikuar muajin e kaluar pretendon se një austriak, me gjasë aristokrat, ishte në mesin e snajperistëve. Libri i gazetarit kroat Domagoj Margetic përmban edhe një intervistë me një ish-major serb të Bosnjës i quajtur në libër vetëm si “Jovan”.

“Ai ka thënë se një austriak që erdhi në fund të vitit 1992 dhe më 1993 quhej ‘Grof’ nga serbët. Ai kishte dhënë emrin Sebastian, edhe pse mund të ketë qenë emër i rremë”, i tha “The Times” Margetic.

“Po ashtu më është thënë se ushtarët serbë në pikat e kontrollit në Sarajevë kujtonin snajperistë që kishin dhënë pasaporta austriake”.

Lexo më shumë  Lituania mbyll aeroportin, lëshon paralajmërim për ‘rrezik ajror’

Snajperistë britanikë, francezë, spanjollë, rusë dhe gjermanë po ashtu pretendohen se ishin pjesë e tureve.

Pretendimet për këta snajperistë dolën në dritë në një dokumentar të vitit 2022 me titull “Ekspedita e Sarajevës” nga Miran Zupaniq, që e inspiroi gazetarin italian Ezio Gavazzeni të hetonte snajperistët italianë. Puna e tij në një libër nxiti autoritetet italiane të nisnin hetimin vitin e kaluar.

Ministria austriake ka thënë se hetimi nuk bazohet në hetimin e Gavazzenit dhe gazeta “Der Standard” raportoi se hetimi nisi nga një burim në Austri.

“Inteligjenca austriake ishte shumë prezentë në Bosnjë në vitet 1990 dhe mund të ketë raporte në Austri që përmbajnë emra”, ka thënë Margetic.

Rruga Press

YouTube player