KryesoreLajme

Zyrtarë me pozita udhëheqëse në mesin e të ndaluarve për kërcënim të votuesve në Graçanicë

Shtatë persona  janë ndaluar nga Policia e Kosovës nën dyshimin për veprën penale “cenim të vullnetit të lirë të votuesve” në komunën e Graçanicës, gati dy javë para mbajtjeve të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 7 qershorit.

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Kaltrina Shala, ka bërë të ditur për KOHËN se personat e dyshuar kanë pozita udhëheqëse në Graçanicë, ndërkaq njëri prej tyre është edhe asamblistë në këtë komunë.

Lexo më shumë  Bashkëpunimi ushtarak ShBA - Kosovë - Komandant Jashari takon gjeneralin amerikan Chris A. McKinney

Ka shtuar se brenda afatit ligjor, do të shqyrtohet edhe mundësia e parashtrimit të kërkesës për caktimin e ndonjërës prej masave të sigurisë.

“Me vendim të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar shtatë persona, nën dyshimin e kryerjes së veprës penale ‘Cenimi i përcaktimit të votës së lirë’. Personat të cilët dyshohen për kryerjen e veprës kanë pozita udhëheqëse institucione shkollore dhe qendra mjekësore, ku njëri prej tyre është asamblist në komunën e Graçanicës. Të njëjtit janë intervistuar në prani të avokatëve të tyre. Prokurori i Shtetit, brenda afatit ligjor, do të shqyrtojë mundësinë e parashtrimit të kërkesës për caktimin e ndonjërës prej masave të sigurisë”, thuhet në njoftim.

Lexo më shumë  Bulliqi pret Maqedoncin, diskutojnë për projektet e FSK-së
YouTube player