KryesoreLajme

Ministri Sveçla nënshkruan themelimin e grupit punues: Xhandarmëria e Republikës së Kosovës po bëhet

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se ka nënshkruar vendimin për themelimin e një grupi punues, i cili do të analizojë dhe propozojë modalitetet për funksionimin e xhandarmërisë së Republikës së Kosovës si agjenci brenda Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Sveçla ka vlerësuar se krijimi i xhandarmërisë përbën një hap të rëndësishëm në forcimin e arkitekturës së sigurisë së vendit. 

“Xhandarmëria përfaqëson një hap të rëndësishëm në konsolidimin e arkitekturës sonë të sigurisë, me mision të qartë për të garantuar prezencë të fuqishme shtetërore në funksion të ruajtjes së kufijve, integritetit dhe sovranitetit tonë territorial, mbrojtjen nga terrorizmi, menaxhimin e trazirave me rrezikshmëri të lartë dhe mbrojtjen e infrastrukturës kritike”, ka shkruar Sveçla.

Lexo më shumë  Biserko: Vuçiq po nxit tensione me “botën serbe”, synon ndikim përmes destabilizimit të rajonit

Sipas tij xhandarmëria e Republikës së Kosovës do të forcojë ndjeshëm kapacitetin shtetëror për parandalim, menaxhim dhe neutralizim të kërcënimeve që cenojnë sigurinë e qytetarëve dhe integritetin territorial të vendit tonë.

Edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se e kanë në plan që mandatin e ardhshëm 4-vjeçar ta formojnë edhe xhandarmërinë.

“Do ta formojmë xhandarmërinë në mandatin e ardhshëm. Xhandarmëria do të kujdeset për luftimin e krimit dhe korrupsionit në zonat kufitare kryesisht. Do ta luftojë terrorizmin…Xhandarmëria është diçka mes policisë e ushtrisë. E dini, Italia i ka karabinierët e Franca i ka xhandarët. Ne do ta kemi xhandarmërinë tonë në Republikën e Kosovës”, ka thënë Kurti. 

Lexo më shumë  Zgjedhjet në Kosovë - Numri i aplikimeve për votim nga diaspora thyen rekordin e vitit 2021

Rruga Press

YouTube player