Uncategorized

PPNEA: Delegacioni i BE-së vizitoi Peisazhin e Mbrojtur Vjosë-Nartë për të parë nga afër ndërhyrjet në zonën e mbrojtur

PPNEA ka njoftuar se përfaqësues të Delegacionit të Bashkimit Europian dhe disa vendeve anëtare të BE-së kanë zhvilluar një vizitë në Peizazhin e Mbrojtur Vjosë-Nartë për t’u njohur nga afër me situatën në terren.

Sipas PPNEA-së, gjatë vizitës u panë drejtpërdrejt ndërhyrjet dhe zhvillimet që po ndikojnë në ekosistemin e zonës, si dhe pasojat mbi habitatet natyrore, biodiversitetin dhe vlerat ekologjike të Vjosë-Nartës.

Lexo më shumë  LVV: Sulmi banditesk i Sami Lushtakut në Skenderaj ndaj Hysnu Mehanit, tregon se këta njerëz s’e kanë vendin në udhëheqje të institucioneve

Organizata theksoi se vizita kishte për qëllim evidentimin e rëndësisë së ruajtjes së integritetit ekologjik të një prej zonave më të rëndësishme natyrore bregdetare në Shqipëri.

Rruga Press

YouTube player