KryesoreLajme

Adelina Tërshani i bashkohet Vetëvendosjes, do të jetë kandidate për deputete

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka njoftuar se aktivistja dhe autorja Adelina Tërshani do të jetë kandidate për deputete në listën e këtij subjekti politik për zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit.

Përmes një njoftimi në Facebook, Kurti ka vlerësuar përvojën dhe angazhimin e Tërshanit në mbrojtjen e të drejtave të grave, të rinjve dhe komuniteteve të margjinalizuara, duke theksuar se ajo do të kontribuojë në avancimin e barazisë dhe drejtësisë sociale edhe në Kuvendin e Kosovës.

Lexo më shumë  Haxhiu takon delegacionin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s: Synojmë anëtarësimin

“Me kënaqësi njoftojmë bashkimin e Adelina Tërshanit me Lëvizjen VETËVENDOSJE!, e cila do të jetë edhe kandidate për deputete në legjislaturën e ardhshme. Si aktiviste e njohur feministe dhe autore, Adelina sjell një përvojë mbi dhjetëvjeçare në mbrojtje të të drejtave të grave, të rinjve dhe komuniteteve të margjinalizuara, duke i bashkuar kauzat sociale me punën konkrete në terren dhe hulumtimin e politikave publike”, ka shkruar Kurti.

Ai ka theksuar gjithashtu se Tërshani ka formim akademik në Gazetari dhe Menaxhim të Konflikteve, me studime të kryera në Itali, duke e cilësuar atë si një zë intelektual dhe kritik që pasuron programin e partisë.

Lexo më shumë  Forumi Ekonomik Gjermani-Kosovë: Tregtia bilaterale arrin rreth 600 milionë euro, rreth 200 kompani gjermane veprojnë në Kosovë

Sipas Kurtit, përmes angazhimit institucional dhe artit si formë rezistence, Tërshani do të vazhdojë betejën për barazi edhe brenda Kuvendit të Kosovës.

YouTube player