Lista – Vedat Muriqi në formacionin e javës në La Liga
Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi realizoi një gol të rëndësishëm në barazimin 1-1 të Mallorcas ndaj Villarreal CF.
Paraqitja e tij e mirë nuk kaloi pa u vlerësuar, pasi sulmuesi i Kosovës është përfshirë në formacionin e javës në La Liga.
Muriqi ishte një nga lojtarët më të spikatur të xhiros falë përformancës së tij, duke vijuar kështu të bëjë një sezon mjaft pozitiv.
Në këtë edicion ai ka realizuar 22 gola.
Për të ky është viti i pestë te Mallorca.

Rruga Press

