Vjosa Osmani, një grua e vogël me zemërim të madh
Nga Kimete Breisha
Zemërimi i saj (Fjalimit që i mungonte morali.)
…
1.
Pse Vjosa Osmani është kaq e zemëruar me Albin Kurtin?
Sepse: Albin Kurti nuk e bëri Presidente për herë të dytë.
…
2.
Nëse Albin Kurti paska mundur, pse nuk e bëri dikë tjetër Presidente?
Sepse: zemërimi ta errëson mendjen.
Prandaj armiqësia e saj me Albin Kurtin është pak e çuditshme, pak enigmatike.
Albin Kurti e bëri Presidente një herë.
Pse s’i mjaftoi?
Pse gjithmonë dikush i ka borxh ta bëjë të lumtur?
…
3.
Pse nuk është mirënjohëse?
A duhet të zemërohet që nuk u bë Presidente për herë të dytë, apo të jetë falënderuese që u bë një herë?
…
4.
Çka ka të keqe nëse Albin Kurti nuk ka dashur ta bëjë Presidente edhe një mandat?
Pse ndjehet e tradhtuar?
A është ky borxh emocional apo “bujqësi emocionale”?
Bujqësi, besoj.
Pse mendon se vetëm ajo duhet të jetë Presidente?
Dhe pse mendon se për Albin Kurtin duhej të ishte e pazëvendësueshme?
A s’është kjo një kërkesë luksoze, shumë e llastuar?
…
5.
Pse të tjerët duhet ta bëjnë:
Presidente, kryesuese liste, udhëheqëse – dhe kur nuk munden, ajo zemërohet, i mallkon dhe ua harron të mirat që ia kanë bërë?
Pse nuk bëhet vetë Presidente?
…
6.
Në takimin e “bashkimit”, ajo e helmoi sallën me zemërim.
Por: asnjëherë nuk tha se është zemëruar sepse Albin Kurti e ka trajtuar keq LDK-në.
Ncuq.
Tha se është zemëruar sepse ai e ka eliminuar politikisht.
Por, kjo nuk është e vërtetë.
Sepse ajo e ka kryer mandatin. Nuk është eliminuar politikisht.
…
7.
Pastaj, e zbuloi sekretin që ia kishte ruajtur si armë për ditë të këqija…
Tha: “Albin Kurti e hedh gurin dhe e fsheh dorën.”
Po ti, si e di?
Sepse ke hedhur gurë bashkë me të, apo sepse ia ke siguruar gurët?
…
8.
E akuzoi se ka punuar kundër shtetit.
Po atëherë: pse ke heshtur?
Pse e ke lejuar? Pse ke bashkëpunuar? Ke qenë e magjepsur?
…
9.
Sonte, pashë një grua të vogël me një zemërim të madh.
Dhe asaj i mjafton zemërimi që ta kuptojë:
jo vetëm Albini – por as vetja nuk mund ta bëjë Presidente. Sepse, “Një herë të vjen vera kah dera.”
…
EPILOG:
Veç Kennedy është dukur më qesharak kur Monroe ia këndonte ditëlindjen.
…
P.S.
“Shkathësia e parë e mbretërve është të durojnë urrejtjen.”
…
AUTOKRITIKË: Hiqu tyre.
Rruga Press

