Lajme

Ndihma juridike falas dhe mbështetja për refugjatët në fokus të takimit të Donika Gërvalla me përfaqësuesen e UNHCR-it

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë në detyrë, Donika Gërvalla, priti në takim përfaqësuesen rajonale të UNHCR për Evropën Qendrore, znj. Nicole Epting, me të cilën bisedoi për bashkëpunimin në fushën e ndihmës juridike falas dhe të refugjatëve.
 
Gjatë takimit u theksua rëndësia e avancimit të legjislacionit për ndihmë juridike falas dhe forcimit të mekanizmave që mundësojnë qasje më të lehtë në drejtësi për kategoritë në nevojë, si dhe vazhdimi i bashkëpunimit institucional në këtë fushë.
 
Ministrja Gërvalla, po ashtu ritheksoi prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë në fushën e reformës në drejtësi dhe harmonizimit të legjislacionit me standardet e Bashkimit Evropian, ndërkaq u diskutua edhe për modelet e ndryshme të ofrimit të ndihmës juridike falas në shtetet e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

Lexo më shumë  E-Albania “çmend” bizneset, sërish me probleme

Rruga Press

YouTube player