Bota

Çmimi i naftës bie në nivelin më të ulët të dy javëve të fundit

Çmimet e naftës kanë shënuar rënie në nivelin më të ulët të dy javëve të fundit, pas rritjes së shpresave për një marrëveshje të mundshme mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, e cila mund të ndikojë në stabilizimin e tregjeve globale të energjisë.

Sipas raportimeve, pas deklaratës së Pakistanit se pret një marrëveshje të shpejtë ShBA–Iran, çmimi i një fuçie standarde nafte ra me rreth 4 përqind, duke zbritur në pak mbi 96 dollarë.

Lexo më shumë  SHBA miraton shitjen e armëve për Ukrainën

Ky është niveli më i ulët i regjistruar që nga 21 prilli, shkruan skynews.

Ekspertët e tregut vlerësojnë se çdo çmim nën 100 dollarë për fuçi shihet si zhvillim pozitiv për konsumatorët dhe ekonomitë globale, duke reflektuar një lehtësim të presionit të shkaktuar nga tensionet dhe lufta në Iran.

Para shpërthimit të konfliktit, nafta tregtohej rreth 72 dollarë për fuçi, por çmimet kanë mbetur të larta që nga fillimi i marsit, si pasojë e pasigurive gjeopolitike dhe ndërprerjeve në furnizim.

Lexo më shumë  Trump: “Operacioni Liria” do të pezullohet

Rritjet e mëhershme të çmimeve lidhen kryesisht me kufizimet në Ngushticën e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme detare për tregtinë globale të energjisë.

Përmes kësaj ngushtice kalon rreth një e pesta e naftës dhe gazit natyror të lëngshëm në botë.

Rruga Press

YouTube player