KryesoreLajme

Interes shumë i lartë i mërgatës për zgjedhjet e 7 qershorit – Për 24 orë regjistrohen 10 mijë votues

Përmes një postimi në rrjete sociale, Lëvizja Vetëvendosje ka zbuluar një të dhënë mjaft interesant.

Vetëm 24 pas hapjes së regjistrimit të mërgatës për votimet në zgjedhjet e 7 qershorit, janë regjistruar 10 mijë votues.

Këto shifra mbreslënëse paralajmërojnë për një rekord të ri të mundshëm të pjesëmarrjes së mërgatës së Kosovës në këto zgjedhje parlamentare.

Lexo më shumë  Në Mitrovicë gjenden eshtrat e dy personave të zhdukur gjatë luftës

Kjo tregon një interes jashtëzakonisht të lartë për këto zgjedhje, në të cilat pritet një pjesëmarrje shumë e lartë, jo vetëm nga votuesit që jetojnë jashtë Kosovës, por edhe nga ata që jetojnë brenda vendit.

Afati i regjistrimit zgjat nga 6–17 maj 2026.

Regjistrimi i mërgatës, bëhet në linkun: https://diaspora.kqz-ks.org/sq/AbroadVoter

Qytetarët që planifikojnë të shkojnë në Kosovë dhe të votojnë aty fizikisht, nuk duhet ta bëjnë këtë regjistrim.

Lexo më shumë  Skandali/ Helmohen rreth 40 studentë të Akademisë së Sigurisë në Shqipëri nga ushqimi

Rruga Press

YouTube player