Lajme

 Shqipëria ‘kampionë’ e ndotjes në Evropë/ Agjencia e Mjedisit: Renditemi të tretët për ajrin që vret

Shqipëria renditet e treta si një nga vendet më të ndotura në Evropë, sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia Evropiane e Mjedisit për Statusin e Cilësisë së Ajrit. Sipas matjeve të kësaj agjencie, vendi ynë ka PM në nivelin prej 196.1. Gjithashtu, Shqipëria renditet ndër vendet me shkallë të lartë të vdekshmërisë për shkak të ndotjes.

Shqipëria është një nga vendet më të ndotura në Evropë, duke zënë vendin e tretë në renditje, sipas të dhënave të Agjencisë Evropiane të Mjedisit për Statusin e Cilësisë së Ajrit. Në krye të listës së shteteve më të ndotura të ajrit janë Maqedonia e Veriut, e ndjekur nga Bosnjë-Hercegovina dhe më pas Shqipëria.

Lexo më shumë  PE miraton rezolutën për Shqipërinë: Krimi i organizuar dhe korrupsioni në nivele të larta shqetësim serioz!

Sipas matjeve të Agjencisë Evropiane të Mjedisit, vendi ynë ka PM në nivelin prej 196.1. PM 2.5 është një pluhur i imët dhe i rrezikshëm që depërton thellë në mushkëri dhe në gjak, dhe mund të shkaktohet nga trafiku rrugor, rafineritë, fabrikat e çimentos, lëndët djegëse fosile, si dhe zjarret në pyje.

Gjithashtu, Shqipëria renditet ndër vendet me shkallë të lartë të vdekshmërisë për shkak të ndotjes. Ballkani dhe Evropa Lindore janë rajonet me shkallën më të lartë të vdekshmërisë për 100,000 banorë të lidhur me ekspozimin afatgjatë ndaj PM 2.5, duke përfshirë Shqipërinë, Bullgarinë, Greqinë dhe Rumaninë.

Në përgjithësi, më shumë se 9 në 10 evropianë janë të ekspozuar ndaj përqendrimeve të pasigurta të ndotjes së ajrit. Megjithatë, PM 2.5 nuk është ndotësi i vetëm i rrezikshëm. Rrezik përbën edhe PM 10, një tjetër grimcë e imët që formohet nga bashkëveprimi i dritës së diellit me hidrokarburet dhe oksidet e azotit të emetuara nga tubat e shkarkimit dhe skapamentot e makinave; përqendrimi i tij është më shumë se dyfishuar që nga viti 1900.

Benzopireni është një tjetër substancë e dëmshme që rrjedh nga tymi i cigareve, ushqimet e djegura dhe shkarkimet e lëndëve djegëse fosile.

Rruga Press

YouTube player