KryesoreLajme

Në Mitrovicë gjenden eshtrat e dy personave të zhdukur gjatë luftës

Eshtrat e së paku dy personave që besohet se u përkasin të zhdukurve gjatë luftës së fundit në Kosovë janë gjetur të enjten në Mitrovicë.

Policia ka njoftuar se gërmimet janë realizuar me urdhër të gjykatës, në kuadër të përpjekjeve të vazhdueshme për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur me forcë gjatë kësaj periudhe.

Lexo më shumë  Çmimet në qiell në Shqipëri, shqiptarët blenë prona të patundshme jashtë: rekord 766 mln euro

“Me urdhëresë të gjykatës është bërë gërmimi dhe janë gjetur eshtrat e së paku dy personave të zhdukur gjatë kohës së luftës së fundit për të cilët besohet se i përkasin listës kombëtare të personave të zhdukur me forcë gjatë periudhës së luftës 1998-1999”, thuhet në raportin policor.

Pas përfundimit të procedurave në vendin e ngjarjes mbetjet e eshtrave janë sjellur në  Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim mjekësor dhe konfirmim të identitetit përmes analizës së ADN-së.

Lexo më shumë  Kurti në Jerevan takohet edhe me Rutten e Zelenskyn

Rruga Press

YouTube player