KryesoreLajme

Hapet Gjykata Administrative, Haxhiu: Ditë e rëndësishme për drejtësinë

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së Gjykatës Administrative të Kosovës, duke e cilësuar fillimin e funksionimit të saj si një moment të rëndësishëm për sistemin e drejtësisë në vend.

Në fjalën e saj, ajo theksoi se rëndësia e kësaj gjykate nuk qëndron vetëm në themelimin formal, por në ndikimin që do të ketë në jetën e përditshme të qytetarëve.

“Fillimi i punës së Gjykatës Administrative është ditë e rëndësishme për sistemin tonë të drejtësisë, por rëndësia e saj e vërtetë do të ndihet jashtë këtyre ambienteve. Në zyrat, në shtëpitë ku qytetarët presin përgjigje. Në familjet që varen nga një vendim në punën e përditshme të administratës dhe në besimin që njerëzit kanë në raport me shtetin”, tha Haxhiu.

Lexo më shumë  Banka e Shqipërisë: Bie besimi i bizneseve dhe konsumatorëve në prill, rënie në shërbime dhe tregti

“Vendimet administrative prekin drejtpërdrejt jetën e qytetarëve të Kosovës. Kur e kemi nisur këtë punë në Ministrinë e Drejtësisë, kemi pasur para vetes një problem të njohur, shteti vendos kurse qytetari shpesh detyrohet të presë gjatë për ta kuptuar nëse vendimi i një institucioni është i drejtë apo i ligjshëm. Në një republikë demokrati,e, vendimi i administratës nuk mund ta lë qytetarin pa rrugë. Edhe sot në një kapacitet tjetër, e shoh këtë gjykatë me të njëjtën bindje, reforma nuk matet me momentin kur shkruhet në ligj por atëherë kur qytetari fillon ta ndjej në jetën e vet. Me  hapjen e Gjykatës Administrative uroj fort që qytetari ta ndjej dorën e shtetit dhe uroj që çdo dorë që prek jetën e qytetarit të jetë e kujdesshme dhe e përgjegjshme”, deklaroi ajo.

Lexo më shumë  Uran Ismaili konfirmon koalicionin me Përparim Ramën në kryeqytet, injoron LDK-në

Rruga Press

YouTube player