Bota

Irani ia dërgon ShBA-së propozimin për fundin e luftës

Irani ia ka dërguar propozimin më të fundit Shteteve të Bashkuara të Amerikës përmes ndërmjetësuesve të Pakistanit, raportoi media iraniane IRNA.

Ky propozim vjen pasi negociatat mes Teheranit dhe Washingtonit dukej se kishin ngecur teksa Irani vazhdoi ta bllokojë Ngushticën e Hormuzit përball bllokadës detare amerikane ndaj eksporteve të naftës së tij, që janë burimi kryesor i të ardhurave të vendit.

Lexo më shumë  Kallas: Evropa nuk duhet të poshtërojë veten duke kërkuar negociata me Rusinë

Teherani ka paralajmëruar të mërkurën për “veprime ushtarake të paprecedenta” kundër vazhdimit të bllokadës amerikane ndaj anijeve të lidhura me Iranin. Ky paralajmërim, së bashku me mundësinë e sulmeve të tjera amerikane, sinjalizon ndërprerje të mëtejshme të furnizimit me naftë nga Lindja e Mesme në një konflikt që ka vrarë mijëra njerëz.

Derisa presidenti amerikan, Donald Trump, pritet të marrë një raport mbi planet për një seri sulmesh të reja ushtarake ndaj Iranit, me shpresën për ta bërë atë më të cenueshëm në negociatat për çështjet bërthamore.

Lexo më shumë  Koreja e Jugut do të udhëheqë për herë të parë stërvitje të përbashkëta detare me SHBA-në

Dy vendet arritën marrëveshje për armëpushim më 8 prill, por bisedimet kanë vazhduar për të arritur një marrëveshje për një paqe të përhershme. 

Rruga Press

YouTube player