KryesoreLajme

Haxhiu mirëpret prezantimin e rezolutës në Kongresin Amerikan në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në NATO

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka mirëpritur prezantimin e rezolutës në Kongresin Amerikan në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në NATO.

Kjo u bë e ditur përmes një postimi në rrjetin social në Facebook të faqes së Presidencës.

“Mirënjohje për Përfaqësuesit Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler për lidershipin e tyre dhe për mbështetjen e vazhdueshme që Kosova ta zërë vendin që i takon në familjen euroatlantike”, ka theksuar u.d. presidentja Haxhiu.

Lexo më shumë  The Telegraph: Shqiptarët drejtojnë nga burgu bandat kriminale, arrijnë numrin më të lartë të telefonatave ndërkombëtare

Ndryshe, një ditë më parë kongresistët amerikanë Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler prezantuan një rezolutë në Dhomën e Përfaqësuesve për të shprehur mbështetje të fortë për integrimin e Kosovës në NATO.

Në rezolutë thuhej se qeverisja demokratike e Kosovës, mbikëqyrja civile e forcave të sigurisë dhe bashkëjetesa multietnike përbëjnë një “rast bindës” për anëtarësimin e saj në Aleancë.

Lexo më shumë  Vezë të personalizuara me emrin Rama, Denaj, etj - Protestuesit ‘shenjestrojnë’ kryeministrin dhe deputetët, përgatisin vezët para Kuvendit
YouTube player