Bota

Nafta arrin rekord/ Çmimi në bursa, 126 dollarë për fuçi, më i larti prej sulmit në Ukrainë në 2022

Ari i zi ka prekur nivele rekord të çmimeve të në bursa.Një fuçi naftë po tregtohet me 126 dollarë për fuci   duke pësuar një rritje prej 13 dollarësh vetëm në 24 orë. Çmimi i naftës së papërpunuar Brent arriti nivelin më të lartë në 4 vjet të enjten pas një raporti se ushtria amerikane do ta informonte Presidentin Donald Trump mbi veprimet e mundshme kundër Iranit, duke ngritur shqetësime se konflikti i armatosur mund të rifillojë duke vazhduar bllokadën amerikane ndaj eksporteve iraniane.

Lexo më shumë  Presidentja Maia Sandu thotë se ribashkimi i Moldavisë me Rumaninë përshpejton pranimin në BE

Çmimi i naftës së papërpunuar Brent u rrit me pothuajse 7%  duke rezultuar më i larti që nga pushtimi i plotë i Ukrainës nga Rusia në vitin 2022. Çmimet e energjisë janë rritur këtë javë, ndërsa bisedimet e paqes duket se kanë ngecur, me kanalin kryesor ujor të Ngushticës së Hormuzit që është ende praktikisht i mbyllur.

Raporet tregojnë ë se vala e propozuar e sulmeve  ndaj Iranit ka të ngjarë të përfshijë objektiva të infrastrukturës. Një plan tjetër përqendrohej në marrjen nën kontroll të një pjese të Ngushticës së Hormuzit në mënyrë që ajo të mund të rihapet për anijet tregtare,

Tregtarët e naftës kanë reaguar shpejt ndaj mundësisë së veprimeve të mëtejshme ushtarake në Gjirin Persik, sipas ekspertëve  ndërsa edhe një shans i vogël që konflikti të përshkallëzohet mund të ketë “implikime të jashtëzakonshme” në furnizimet globale me energji,.Analistët paralajmërojnë se nafta mund të rritet drejt 140-150 dollarëve për fuçi nëse ndërprerjet vazhdojnë, megjithëse çmimet e larta përfundimisht do të frenojnë kërkesën.

Rruga Press

YouTube player