Krasniqi: Skenarët e PDK-së janë relikte të kohës së Thaçit dhe SHIK-ut kur e sundonin Kosovën
Alban Krasniqi, bashkëshorti i kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit politike në vend, duke akuzuar Partia Demokratike e Kosovës për rikthim të praktikave të së kaluarës.
Përmes një reagimi publik, Krasniqi ka deklaruar se “këto skenarë dhe veprime të PDK-së janë relikte të kohës së Hashim Thaçi dhe SHIK kur sundonin Kosovën”.
Ai ka theksuar se një qasje e tillë nuk ka vend në realitetin aktual politik, duke shtuar prerazi: “Nuk rikthehet ajo kohë, kurrë më”.
Deklarata e Krasniqit vjen në një periudhë tensionesh të shtuara politike, ku përplasjet mes pozitës dhe opozitës janë intensifikuar, veçanërisht rreth çështjeve institucionale dhe proceseve vendimmarrëse në vend.
Rruga Press
Lexo më shumë Haxhiu i drejtohet Kushtetueses për kompetencat presidenciale pas skadimit të mandatit

