Gjinovci për kandidatin misterioz të Abdixhikut: E dimë që kanë nënshkrime, por a i kanë për Vjosa Osmanin? Siç duket nuk i kanë
Aktivisti Rron Gjinovci ka reaguar duke ngritur shqetësime mbi mungesën e transparencës dhe qartësisë në lidhje me nënshkrimet e LDK-së për një kandidat të panjohur për president.
Sipas tij, prezantimi i një letre me 15 nënshkrime pa sqarime të mjaftueshme për kandidatin në fjalë tregon mungesë të rolit kritik të mediave dhe gazetarëve. Ai theksoi se në momentin e paraqitjes së këtyre nënshkrimeve për publikun nga kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, nuk është bërë përpjekje për të pyetur se për cilin kandidat janë mbledhur këto nënshkrime.
“Ne e dimë që ju i keni 15 nënshkrime, se çdo njeri ka nënshkrim, por pytja është a i keni për Vjosa Osmanin? Siç duket nuk i kanë.” u shpreh ai.
Pra, Gjinovci ngriti dyshime nëse këto nënshkrime janë në mbështetje të kandidates Vjosa Osmani, duke thënë se një gjë e tillë le të kuptohet se ato nuk janë.
Reagimi i plotë i Rron Gjinovcit:
Kur s’ke media dhe gazetarë, kjo ndodh. Iu doli përpara me një letër me 15 nënshkrime për kandidatin (e panjohur).
S’qe në gjendje asnjë gazetar me vet për cilin kandidat janë këto nënshkrime?
Na e dimë që ju i keni 15 nënshkrime, se çdo njeri ka nënshkrim, por pytja është a i keni për Vjosa Osmanin?
Siç duket nuk i kanë.
Rruga Press

