KryesoreLajme

Abdixhiku i “trembet” seancës për presidentin: S’marrim pjesë

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se partia e tij nuk do të marrë pjesë në seancën e sotme të Kuvendit, ku pritet të diskutohen zhvillimet rreth zgjedhjes së Presidentit.

Abdixhiku deklaroi para mediave se LDK nuk do të bëhet pjesë e asaj që e quajti “show propagandues i VV-së”, duke refuzuar pjesëmarrjen vetëm një ditë para përfundimit të afatit kushtetues për zgjedhjen e kreut të shtetit.

Lexo më shumë  Kuvendi miraton marrëveshjen për Lojërat Mesdhetare

“Marrim pjesë? Jo. Nuk marrim pjesë në seancë”, tha ai shkurt para gazetarëve.

Mungesa e LDK-së në këtë moment kritik po shihet si shmangie nga një përballje politike në Kuvend, në kohën kur vendi ndodhet përballë afatit të fundit kushtetues dhe pa asnjë marrëveshje mes partive për një kandidat konsensual.

Ndërkohë, nesër skadon afati kushtetues për zgjedhjen e Presidentit.

Lexo më shumë  Imazhi me pritjen e Ferdonije Qerkezit si mural kujtese e thirrje për drejtësi
YouTube player