KryesoreLajme

Kurti dhe Muja inaugurojnë objektin e ri të Bujqësisë në veri të Mitrovicës. Diskriminimit i ka ardhë fundi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Bujqësisë, Aramend Muja, kanë bërë përurimin e objektit të ri të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në veri të Mitrovicës.

Në këtë objekt është vendosur Drejtoria Rajonale e Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë dhe Drejtoria Rajonale e Agjencisë Pyjore të Kosovës, të cilat deri më tani kanë operuar në objekte me qira.

Lexo më shumë  Spiunja serbe Jelena Gjukanoviq dënohet me 6 vjet burgim

Kurti u pyet nga mediat serbe se pse nuk ishte prezent edhe kryetari i Mitrovicës së Veriut.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve, Kurti deklaroi se kryetarët e komunave janë shtresa e lartë e qytetarëve.

Kurti tha se “diskriminimit i ka ardhë fundi…I falënderoj të gjithë që kontribuuat që sot ta kemi këtë ditë, që ofron gjithpërfshirje”, u shpreh Kurti.

Të pranishëm në këtë hapje ishin edhe ministrat Armend Muja, Xhelal Sveçla e Elbert Krasniqi si dhe, kryetari i Mitrovicës së Jugut, Faton Peci.

Lexo më shumë  Gjermania do të dislokojë njësi detare në Mesdhe para një misioni të mundshëm në Ngushticën e Hormuzit

Rruga Press

YouTube player