Sport

Video – Ernest Muçi vendos fatin e Trabzonsporit, gjuan penalltinë vendimtare

Ernest Muçi u rikthye si protagonist te Trabzonspori, teksa mungonte që prej 18 marsit.

Ylli shqiptar, u aktivizua nga stoli në minutën e 72-të në duelin ndaj Samsunspor, i vlefshëm për çerekfinalet e Kupës së Turqisë.

Koha e rregullt përfundoi në barazim pa gola, teksa Trabzonspori ia doli me penallti duke siguruar një biletë për në gjysmëfinale.

Ishte pikërisht Muçi, ai që realizoi penalltinë vendimtare, duke “vulosur” kualifikimin e skuadrës së tij, që triumfoi 3-1 me penallti.

Shqiptari ishte lënë i pesti në radhë, teksa vendasit gabuan 3 penalltitë e parë, ndërkohë që për Trabzonin, realizuan, Onuaçu, Nuakeme dhe Muçi.

Një ekzekutim perfekt nga ana e yllit shqiptar që ka marrë peshën e liderit te skuadra turke.

VIDEO – https://streamin.link/v/5f1b3e78

Rruga Press

YouTube player