Argument

Çështja Balluku po fundos rrugën e integrimit – Kryediplomati gjerman dhe Marta Kos nuk e përmendin fare Shqipërinë: Mali i Zi, Moldavia e Ukraina po përparojnë drejt BE

Shqipëria duket se ka dalë plotësisht jashtë jashtë vëmendjes së Bashkimit Europian për sa i përket integrimit.

Madje në diskutimet e nivelit të lartë, emri i saj nuk përmendet fare.

Kjo do të thotë se integrimi jo vetëm është bllokuar për shkak të çështjes korruptive “Balluku” që përfshin qeverinë Rama, por po rrëshqet në harresë.

Komisionerja e Zgjerimit, Marta Kos, postoi një mesazh nga takimi i saj me kryediplomatin gjerman, Johann Wadephul. Aty përmendet përparimi i Moldavisë, Ukrainës dhe Malit të Zi drejt BE.

Lexo më shumë  Opozita e Kosovës sulmon demokracinë: e çoroditur nga etja për pushtet pa votë, po përpiqet të çorodisë një dynja!

Për Shqipërinë nuk thuhet asgjë.

“Reformat janë mënyra më e sigurt për të çuar përpara zgjerimin e BE-së.

Me Ministrin e Jashtëm gjerman Johann Wadephul, ne mirëpritëm progresin e reformave në Ukrainë dhe Moldavi, si dhe përparimin e vazhdueshëm të Malit të Zi.

Sundimi i ligjit dhe lufta kundër korrupsionit mbeten në thelb të kësaj pune,” shkruan Kos.

Kujtojmë se Gjermania është vendi kryesor që ka bllokuar integrimin e Shqipërisë pasi Edi Rama vendosi të mbrojë veten dhe Belinda Ballukun, duke refuzuar heqjen e imunitetit për këtë të fundit dhe duke rrëzuar kështu kërkesën e SPAK-ut.

Lexo më shumë  Bojkoti i opozitës po sfidon shumicën parlamentare dhe rrezikon funksionimin e demokracisë

Rruga Press

YouTube player