BotaKryesore

Zelensky për Witkoff dhe Kushner: Është mungesë respekti të shkosh në Moskë dhe të mos vish në Kiev

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, deklaroi se nuk ka arsye për të ekzagjeruar rëndësinë e një vizite të mundshme nga negociatorët amerikanë në Kiev, duke theksuar se një takim i tillë është më i nevojshëm për palën amerikane sesa për Ukrainën.

Në një intervistë, Zelensky u shpreh se Ukraina është tashmë në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësuesit amerikanë dhe se një vizitë fizike nuk është thelbësore për vijimin e dialogut. Ai shtoi se do të ishte mungesë respekti që zyrtarët amerikanë të vizitonin MoskëN pa kaluar edhe në Kiev.

Lexo më shumë  Qeveria emëron kryetarin e Bordit të Telekomit

Duke iu referuar emrave si Jared Kushner dhe Steve Witkoff, Zelenskyy theksoi se komunikimi mes palëve po vazhdon përmes telefonit dhe se qëllimi mbetet arritja e një marrëveshjeje për t’i dhënë fund konfliktit.

Sipas tij, pala ruse nuk është e gatshme të pranojë një zgjidhje të shpejtë në formatin aktual, i cili, sipas vlerësimeve amerikane, do të ishte mënyra më e shpejtë për të ndalur dhunën dhe humbjet në terren.

Lexo më shumë  Magyar: Hungaria do të ekzekutojë urdhër-arrestin ndërkombëtar për Netanyahun

Rruga Press

YouTube player