KryesoreLajme

Protesta e opozitës në Tiranë, 11 të arrestuar, 22 të shoqëruar në polici

Rreth 11 protestues u arrestuan mbrëmjen e djeshme gjatë protestës së Partisë Demokratike, ndërsa 22 të tjerë u shoqëruan nga policia.

Sipas raportimeve, shoqërimet ndodhën në momentin kur protestuesit hodhën fishekzjarre në drejtim të godinës së Kryeministrisë, pas përfundimit të fjalës së kreut të PD, Sali Berisha.

Tubimi u shoqërua me tensione dhe përplasje, ku protestues dhe deputetë demokratë mbetën të lënduar pasi policia përdori gaz lotsjellës dhe spraj në drejtim të tyre.

Rruga Press

YouTube player