KryesoreLajme

Sveçla: MPB përmbyll një tremujor të suksesshëm në funksion të zbatimit të mandatit të saj

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçka ka shkruar për tre mujorin e parë të këtij viti për punën që është bërë në këtë ministri.

Sveçla, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka thënë se MPB ka përmbyllur tremujorin e parë të këtij viti suksesshëm në funksion të zbatimit të mandatit të saj.

Lexo më shumë  NATO planifikon 60 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën

Postimi i tij i plotë:

Nga sundimi i rendit e ligjit tek shërbimet për qytetarët, nga zhvillimi institucional tek ai i politikave dhe legjislacionit, Ministria e Punëve të Brendshme përmbyll një tremujor të suksesshëm në funksion të zbatimit të mandatit të saj.

Përgëzoj secilën e secilin zyrtar të departamenteve e agjencive të Ministrisë për punën dhe angazhimin, puna e të cilëve reflekton në progres por edhe në vizion të qartë për të ecur përpara.

Lexo më shumë  Gazeta Italiane ‘Il Giornale’: Rama firmos marrëveshjen ‘bombë’ me Italinë - Më shumë emigrantë në kampet e Gjadrit dhe Shëngjinit

Vazhdojmë me punë të palodhur e përgjegjësi të lartë, në shërbim të interesit publik dhe Republikës sonë.

YouTube player