Lajme

Bursa e energjisë, rihapet për herë të tretë tenderi për platformën e tregtimit

E treta e vërtetë për Bursën Shqiptare të Energjisë. Pas dështimit të dy tenderave të mëparshëm për blerjen e platformës ku do të bëhet tregtimi i energjisë, bursa ALPEX ka rihapur procedurën e prokurimit me vlerë 1.8 mln euro.

Sipas ekspertit, Lorenc Gordani, realizimi i këtij projekti sa më parë është shumë i rëndësishëm për tregun e energjisë në Shqipëri dhe Kosovë.

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

Në dokumentet që shoqërojnë garën, Alpex sqaron edhe arsyet pse dështuan dy procedurat e mëparshme. Në Maj u paraqit vetëm një operator në garë, i cili u skualifikua për mosplotësim kriteresh. Ndërsa në Gusht, pavarësisht se pati dy ofertues, një gabim aritmetik detyroi skualifikimin e një oferte që në të kundërt do të ishte fituese.

Sipas ekspertit Gordani, por edhe sipas asaj çka shkruan Alpex, vonesat e mëtejshme do të rrezikonin të ardhmen e këtij tregu të organizuar të energjisë elektrike.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Ngritja e bursës dhe liberalizimi i plotë i tregut të energjisë pritet gjithashtu të nxisë projekte të reja në fushën e energjisë./a2/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *