Sport

E kërkonte Barcelona dhe Tottenham/ Inter bind yllin e skuadrës të rinovojë kontratën, do të fitojë 6 milionë në sezon

Lautaro Martinez mund të festojë rinovimin e kontratës me Interin. Sulmuesi argjentinas spikati dje në takimin me Veronën duke shënuar golin e barazimit, me takimin që më pas përfundoi 1-3 në favor të zikaltërve.

Me marrëveshjen e re, sulmuesi do të përfitojë 6 milionë euro në sezon plus bonuset dhe sipas të gjitha gjasave do të qendrojë te Inter për 5 vjet, (kontrata aktuale skadonte më 30 qershor të vitit 2023.

Lexo më shumë  Laura Fazliu në gjysmëfinale të Grand Slam Abu Dhabi

Me këtë marrëveshje të gjithë tifozët mund të marrin frymë lirisht, pasi kontaktet për rinovim mes lojtarit dhe drejtuesve nisën verën e kaluar, madje këtë vit u përfol për një kalim te Barcelona.Në fund, Lautaro pranoi projektin e Zhang dhe vendosi të vazhdojë me fanellën e Interit për një kohë të gjatë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *